Ministrja e Shkencës dhe Arsimit, Milla Carovska thotë se nga gjendja epidemiologjike dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse varet se si do të fillojë viti i ardhshëm mësimor.

“Vendimi për vitin e ardhshëm mësimor varet nga gjendja epidemiologjike, dhe gjithçka tjetër është spekulim”, tha Carovska.

Carovska shtoi se Minsitria e Shëndetësisë ka vendosur në listën prioritare për vaksinim mësuesit nga klasa e parë deri në klasën e pestë .

“Tani vijon faza e ardhshme. Ne me etapa i dërgojmë listat e mësimdhënësve”, tha Carovska./Telegrafi/