Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska konfirmoi se Prokuroria Themelore Publike pas zërave është duke hetuar nëse në procesin e adoptimit të fëmijëve, persona të caktuar në Ministri kanë kërkuar para. Por, ajo nuk deshi të japë komente shtesë.
“Unë nuk do të komentoja hetimin të cilin e udhëheq Prokuroria Publike. Të gjitha informacionet që janë kërkuar nga ne dhe me të cilat posedojmë i japim sepse qëllimi ynë është që të kemi shtet të drejtë në të cilin të gjithë ndjehemi të sigurt. Nëse kjo është kështu dhe dëshmohet, pres që të gjithë të cilët janë përfshirë në atë proces të përgjigjen”, tha Carovska.