Ministrja e re e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska ka folur për gjendjen se si e ka gjetur këtë ministri. Ajo ka thënë se e ka vërejtur se ka persona që nuk janë të trajnuar, ndërsa një numër i madh i udhëheqësve të sektoreve nuk dinë gjëra themelore. Carovska ka vlerësuar se sipas kësaj logjike, në 11 vitet e kaluara dikush është munduar që ta rrënojë sistemin e mbrojtjes sociale.

Ministrja është pyetur për shtesat fëmijërore, nëse do të jetë i njëjtë siç ishte deri më tani për fëmijën e tretë. Ajo ka folur se çfarë do të bëhet me personat të cilët një herë e kanë fituar një të drejtë, mandej dikush është bërë pishman.

“Meqë kjo është gabim i punëtorëve të Ministrisë, pasi të shohim kush ka nënshkruar, qytetarët nuk do ti kthejnë paratë aq më tepër që kanë ofruar dokumentacion të plotë që është nënshkruar nga personi zyrtar dhe qytetari e realizon të drejtën, ministria apo qendra sociale është dashur që ta refuzojë, e jo njëherë ti japë të drejtë dhe pas dy vitesh të ndërrojë mendje”, ka thënë Carovska.

Ajo ka shpjeguar se nëse qytetari ka parashtruar dokumentacionin dhe ka qenë i keqpërdorur nga ana e institucionit paratë nuk do t’i kthejë. Për këtë do të sillen masa të veçanta të qeverisë

Ministrja ka folur edhe për rastet e shpeshtuara të dhunës ndaj fëmijëve të ushtruar nga edukatoret nëpër çerdhe të ndyshme.

“Në qeverinë teknike isha këshilltare dhe u befasova kur pashë që nuk ka asnjë inspektor të licencuar për fëmijë. Me ligj, pa këtë inspektor nuk guxon të bëhen kontrolle të çerdheve, kurse procesverbalet janë nënshkruar nga persona të jolicencuar. Kur alarmova këtë, këshilltari inspektorial dha leje vetëm për dy licenca, Ministria në Maqedoni disponon vetëm me dy inspektorë, kjo është e papranueshme”, ka theksuar ajo.

Në këtë emision, ministrja Milla Carovska ka përmendur edhe protestat e prindërve të fëmijëve me pengesa. Ajo ka thënë se institucionet janë të qytetarëve, prandaj duhet të vijnë dhe të japin propozime. /SHENJA/