Një parashikim i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tani projekton se do të ketë 205 mijë deri në 217 mijë vdekje nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara deri më 3 tetor.

Më shumë se 191.800 njerëz kanë vdekur tashmë nga COVID-19 në SHBA, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo do të thotë se mes 13 mijë dhe 25 mijë njerëzve të tjerë pritet të vdesin në tre javët e ardhshme, raporton CNN.

Ndryshe nga disa modele individuale, CDC-ja ofron parashikime vetëm disa javë në të ardhmen.

Parashikimi i mëparshëm i këtij instituti, botuar më 3 shtator, parashikoi deri në 211 mijë vdekje nga coronavirusi deri më 26 shtator.