Në një postim në Facebook, është duke qarkulluar një foto, me persona të veshur me uniformë të ushtrisë zvicerane, me një shenjë të Skenderbeut dhe me logon „Çeta Shipi“.

Ushtarët zviceranë janë treguar krenarë me uniformën e ushtrisë zvicerane, duke postuar foton në Facebook, që nuk është diçka e pazakonshme. Por, në foto diçka nuk është sipas rregullave zvicerane, pasi në vend të shenjës zyrtare të ushtrisë zvicerane, është vendosur shenja e heroit kombëtar shqiptar Skenderbeut, me logon: „Çeta Shipi“.

Që nga dita e djeshme, Shtabi i Armatës zvicerane është në dijeni të kësaj fotoje, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“. „Gjithnjë e më shpeshë është paraqitur dukuria e vendosjes së shenjave personale““, ka shkruar zëdhënësi i Armatës zvicerane, Daniel Reist.

1

Bëhet fjalë për disa ushtarë nga shkolla e sanitetit për rekrutë në Airolo të Zvicrës. Në aksionin e vendosjes së shenjës, komandanti i tyre nuk ka qenë i involvuar, prandaj ai nuk mbanë përgjegjësi për rastin.

Sipas rregullores ushtarake, shenjat e tilla nuk lejohen në uniformat ushtarake, prandaj komandanti i shkollës do të përkujdeset që t`i heqë këto shenja, ndërsa ndaj ushtarëve do të merren masa disipliniore me karakter më të lehtë.