Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski është paraqitur në gjykatën penale për rastin ‘Shuplakat’kundër ish kryetarit ë qytetit të Shkupit Andrej Zhernovski.

I akuzuari i shtatë Dimce Kërstev kërkoi shtyerjen e seancës për shkaqe shëndetësore.

Prokurorja Fatime Fetai kërkoi ndarje të procedurës që u pranua nga gjykatësja Tatjana Mihajllova.

Bashkë me Gruevskin akuzohen gjithsej 14 persona, në mesin e tyre edhe ish ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski dhe deputetja Daniella Rangellova.

Gruevski akuzohet se ka nxitur dhunë gjatë protestave para komunës qendër në vitin 2013