Banorët e Tetovës me vetiniciativë kanë filluar të pastrojnë bodrumet e mbushura me ujë pas vërshimeve, përcjell TV21. Banorët thonë se edhe gjatë ditës së djeshme kanë pasur të njëjtat probleme.

“Askush as nuk ka pyetur, as nuk ka ardhur. Asgjë…vetëm po e pastrojmë. Ja edhe bodrumi tjetër është mbushur me ujë. Edhe tek fqinji ka ujë”, tha një banor për TV21.

“Ja shikoni i gjithë bodrumi, rreth 1,5 metër ujë ka brenda, edhe oborri edhe gjithçka. Gjithçka që kishte në bodrum u shkatërrua, ja shikoni frigoriferin, me fat që veturat ishin jashtë”, tha një banorë tjetër.

“Prej ujit është prishur? Po. E ka thirrur karrotecin shoku se nuk ndizet nga uji. Në këtë pjesë? Po. Sa është dëmi? Nuk e di, duhet të shkojmë ta shohim, çfarë të bëjmë o vëlla jetojmë në Tetovë”, tha një tjetër banorë të cilit iu kishte prishur vetura nga uji.