Ju sjellim kumtesën e përbashkët e Qeverisë dhe Lëvizjes BESA me kryetar Kasamin, pas arritjes së marrëveshjes për ndryshimet kushtetuese.

“Është arritur marrëveshje me anë të së cilit janë tejkaluar dallimet për të cilat informuam se ekzistojnë.
Edhe njëherë konfirmojmë se nënshtetësia e maqedonasve është maqedonase/ banor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa është pranuar amendamenti në Ligjin e Kushtetutës me të cilin vërtetohet se nënshtetësia e maqedonasve është maqedonase / banor i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa qartësohet se si e njëjta do të jetë për shqiptarët e Maqedonisë, në gjuhën shqipe në të gjitha ligjet ku e njëjta nevojitet të shkruhet.
Njëkohësisht, është pranuar edhe amendamenti XXXVI me anë të së cilit vërtetohet se Republika e Maqedonisë në mënyrë të barabartë kujdesët për diasporën e banorvet të saj.
Në mënyrë plotësuese në Ligjin për letërnjoftimet do të shkruhet edhe përkatësia etnike e banorëve.
Të gjitha propozimet e tjera që ishin në formë të amendamente do të tërhiqen sepse formalisht nuk është e mundur tani të realizohen, ndërsa mbetemi të përkushtuar që në të ardhmen të punojmë në zgjidhjen e tyre me qëllim që ti largojmë kërko lloj probleme me të cilat ballafaqohen banorët, për të arritur së bashku vlerat e përbashkëta evropiane.”/Portalb/