Prodhimi organik në Maqedoni ballafaqohet me sfida të mëdha. Aktualisht nuk ka informacione të mjaftueshme, madje as kërkesë për prodhimet organike. Tregu përfshin vetëm Shkupin, në përqindje të vogël njerëz të ndërgjegjshëm nga ana shëndetësore, kështu u tha në promovimin e djeshëm të aplikacionit ”Rruga organike”, që e organizoi Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë (OKM), Asociacioni për nisma zhvillimore ‘Zenit’ dhe Shoqata e agro-gazetarëve ‘Media Plus’, përcjell Fol.

Siç deklaroi Vasko Petrushevski, prodhuesi i ushqimit organik në fshatin Oreshan, tendenca e prodhuesve është që ta bëjmë ushqimin organik që të kenë qasje të gjithë blerësit, por në këtë drejtim duhet të punohet edhe më shumë. Ai vlerëson se është e domosdoshme ndihma e shtetit. Çdo pengesë që të arrijë prodhimi organik deri te konsumatorët, duhet që të menjanohet.

Prodhimi organik është më i shtrenjtë, por jo kaq sa mendohet. Zakonisht, çmimi do të duhet që të jetë më i lartë për rreth 20 deri në 30%. Sipas Petrushevskit, problem më i madh është qasja e tregut. Ai thotë se prodhimet janë më ndryshe, kanë forma më të ndryshme se të zakonshmet dhe ndonjëherë blerësit edhe i kthejnë si dhe prishen më shpejt.

”Rruga organike” u promovua në kuadër të së ashtuquajturës Java ekologjike, e cila shënohet ndërkombëtarisht, me qëllim që qytetarët të blejnë më tepër ushqime organike. /Fol/