West Bromwich e Chelsea kanë barazuar në sfidën e javës së tretë në Premierligë.

Ndeshja ishte mjaft spektakolare ndërsa në fund nuk ka dhënë fitues duke u mbyllur me rezultat 3:3.

Ndeshja prodhoi mjaftë dramë, pasi ishin vendasit ata që udhëhoqën me rezultat 3:0 në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Chelsea u rikthye në lojë për të shënuar tre gola dhe për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 3:3. /Zeri.info