Kristofër Rej është shefi i ri i FBI-së.
Kandidatura e tij siguroi një mbështetje të gjerë në senat me 92 vota pro e 5 kundër.
Rej, një ish-prokuror federal, do të zëvendësojë në këtë detyrë Xhejms Komejn, i cili u shkarkua nga detyra në muajin maj nga presidenti Tramp.
Në mediat amerikane u hodhën dyshime se Tramp e shkarkoi Komejn, pasi nuk kishte pranuar kërkesën e tij për të ndalur hetimet për skandalin “Russiagate” ku është i përfshirë stafi i ngushtë i Tramp.
Shefi i ri i FBI-së konsiderohet si një figurë që nuk influencohet nga politika.
Ai pritet të jetë një lehtësim për hetuesit e agjencisë, që aktualisht po heton për lidhjet e presidentit Tramp me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.