Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar me miliona dokumente të klasifikuara që shkruajnë informacione sekrete për të gjithë shtetet e botës dhe një ndër ta është edhe ish-Jugosllavia ku ka qenë pjesë edhe Maqedonia.

 

Telegrafi Maqedoni më herët raportoi për planin e Rusisë për të krijuar një shtet shqiptaro-maqedon në Ballkan duke shfrytëzuar dobësimin e fuqisë së ish-Jugosllavisë.

Tani do të shkruajmë për interesimin e CIA-s për ngjarjet e vitit 1992 në Maqedoni kur duhej që të votohet himni dhe flamuri me 16 rreze dielli.

Atëherë (24 gusht, 1992) CIA kishte dokumentuar një lajm të gazetës ‘Nova Makedonija’ e cila informonte për seancën e Kuvendit të Maqedonisë ku ishte votuar për flamurin dhe himnit të Maqedonisë.

 

Partitë e atëhershme shqiptare që ishin në Kuvend, PPD dhe PDP, e kishin lëshuar mbledhjen e Kuvendit duke e injoruar procesin e votimit, me arsyetimin se edhe himni edhe flamuri i atëhershëm i Maqedonisë ka pasur vetëm elemente të Maqedonisë një nacionale dhe nuk respektonte të drejtat e të gjithë kombeve të Maqedoni.

Në fund të dokumentit, CIA e ka përkthyer edhe tekstin e himnit të shtetit të Maqedonisë, që raportohet në dokumentet e CIA-s që partitë shqiptare e kanë quajtur si himn komunist.

Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do të vazhdojë të publikojë dokumente të klasifikuara të CIA-s që lidhen me Maqedoninë./Telegrafi/