CIA deklaroi dje se po publikon 930,000 dokumente të deklasifikuara që arrijnë në 12 milionë faqe, çka do të hedhë më shumë dritë mbi historinë dhe aktivitetet e saj.
 
Dokumentet e reja përfshijnë një periudhë prej viteve 1940-të deri në 1990-të dhe përfshijnë subjektet e luftës së Koresë, luftën e Veitnamit dhe Luftën e Ftohtë. Dokumentet nuk janë deklasifikuar së fundmi por janë të gatshme për t’u studiuar nga publiku.
 
“Aksesi për këtë koleksion historik nuk kufizohet më nga gjeografia, dhe publiku amerikan mund t’i lexojë nga komforti i shtëpisë së tyre”, tha drejtori i informacionit të CIA-s, Joseph Lambert.
 
Sipas ligjit të SHBA, agjencitë duhet të rishikojnë dokumentet sekrete që janë më të vjetra se 25 vjet, për të përcaktuar nëse ato mund të deklasifikohen. Si rezultat dokumente të reja dalin vazhdimisht në publikimet e agjencisë.