CIVILI e filloi projektin “Të bashkuar në dallime” në bashkëpunim me Ministrinë për punë të jashtme dhe çështje evropiane të Luksemburgut. Qëllimi i projektit është të zvogëlohen pasojat katastfrofale nga tensionet etnike përmes fushatës për ngritje të vetëdijes, me qëllim të kuptohen dhe të ekspozohen narativat nacionaliste dhe të propozohen mënyra për tejkalimin e ndasive, tensioneve dhe dhunës mbi bazë etnike.

Përmes këtij projekti, CIVILi tenton të dërgojë mesazh të fuqishëm kundër nacionalizmit dhe t’i ftojë qytetarët të vazhdojnë me mbështetjen e ardhmërisë në BE të Maqedonisë së Veriut. Shoqëria në Maqedoni është multi-kulturore, multi-fetare dhe multi-etnike. Ky fakt i realitetit është bukuri, dhe potencial i madh.

Proejkti i CIVILit “Të bashkuar në dallime” është mundësi e mirë të flitet për bukurinë e dallimeve dhe t’i jepet zë shumicës së madhe të njerëzve që i pranojnë vlerat evropiane dhe procesin e integrimeve në BE. Dallimi paraqet potencial të madh për prosperitet dhe mirëqenie të të gjithë individëve dhe bashkësive në shoqëri që jeton në harmoni me veten. Dallimi e nxit kreativitetin dhe i rrit mundësitë për sukses në të gjitha sferat e shoqërisë, duke e përfshirë ekonominë, mirëqenien sociale, kulturën, arsimin, si dhe shumë aspekte tjera. Dhe…kjo është Evropë.

Zëri i qytetarëve, krijuesit e opinionit, personat publikë dhe shoqëria qytetare do të dëgjohen përmes një vargu shkrimesh, deklaratash dhe intervistash. Si zakonisht, CIVILi mbetet i hapur për, dhe i përshëndet të gjitha kontributet me pyetje, komente, shkrime, fotografi dhe video në kontekstin e dallimit.

Të jemi “Të bashkuar në dallim”. Të punojmë për paqe dhe prosperitet, dhe njëkohësisht të pasurohemi nga kulturat, traditat dhe gjuhët tona të ndryshme.