Albrim HOXHA

Në qoftë se profesori Dejvid L. Filips, paska qënë siç e quajnë zëdhënësat dhe krerët e një partie politike, “profesoruc”, “bërllok” e çka jo tjetër, atëherë po bëj ca pyetje.
Çfarë kërkonte Ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli në këtë konferencë, ku organizator dhe moderator ishte pikërisht profesori Filips?
Pse Bejli, e përshëndeti Konferencën në fjalë dhe e përgëzoi organizatorin (Filipsin) për punën e bërë?
Ambasadori Bejli, fjalën e mori pas fjalimit të profesorit Filips dhe pasi ky i fundit shprehu shqetësimin rreth transaparencës dhe mënyrës së financimit të një partie politike.
Mos vallë keni të njëjtin mendim edhe për Ambasadorin e shtetit më të fuqishëm në Botë?!
Për dijeni të atyre zotërinjve, që marrin guximin të ofendojnë ulët këdo që s’mendon si ato, madje edhe gazetarët e pranishëm në konferencë, por edhe për dijeninë Tuaj, po Ju tregoj organizatorët e këtij eventi.
1. Universiteti i Kolumbisë, Nju Jork – SHBA;
2. Instituti Maks Van Der Shtul – UEJL;
3. Fondacioni Aleanca e Civilizimeve – Shkup;
4. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – Prishtinë;
5. Qendra Shqiptare për Qeverisje të mirë – Tiranë.