Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe e gjithë kryesia e LSDM – dega në Gostivar, ishin në vizitë private te këshilltari komunal i përkatësisë rome, Kashmir Saliu, respektivisht tek personi i cili ia bën obstruksionet më të mëdha Komunës së Gostivarit dhe kryetarit Arben Taravari.

Vallë aq i rëndësishëm është Kashmir Saliu për LSDM-në, ose vetëm e përkrahin që të vazhdojë t’i vë stërkëmbëza kryetarit të komunës së Gostivarit?

Është për tu habitur se si Kashmir Saliu, brenda natës u bë kaq i afërt me LSDM-në, kur dihet se ai dhe xhaxhai i tij Shaban Saliu (ish kryetar i Lidhjes Demokratike të Romëve) ishin bashkëpunëtorë të afërt të Sasho Mijallkovit dhe funksionarëve të tjerë të ish regjimit në Republikën e Maqedonisë.

Ndryshe, për këshilltarin komunal Kashmir Saliu, ekzistojnë më shumë kallëzime në Stacionin policor të Gostivarit, disa prej të cilave do të bëhen publike ditëve në vijim.

Shtrohet pyetja nëse kryepolici, si lojtar anësor I LSDM-së, luan që me çdo kusht ta pengojë funksionimin e Taravarit?