Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, ish-kandidatja për President, Hillary Clinton, i bëri thirrje Presidentit amerikan, Donald Trump që të mbrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga rusët, ngase sipas saj ‘Rusët po afrohen edhe më shumë’, shkruan Telegrafi.
“Flas si ish-Sekretare e Shtetit dhe si amerikane: Rusët po afrohen edhe më shumë. Profesionistët tanë të inteligjencës po i luten Trump-it për të vepruar. A do të vazhdojë të injorojë dhe të dorëzohet, ose të mbrojë vendin tonë?”, ka shkruar Clinton në Twitter.