Covax publikoi kalendarin e shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19 në vendet anëtare të aleancës, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Sipas tabelës që shfaqet në faqen online të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria do të marrë 141 600 doza të vaksinës së AstraZeneca.

Ky kalendar nuk përfshin për Shqipërinë doza nga vaksina e Pfizer, që do të shkojnë në disa shtete të tjera anëtare të aleancës COVAX.

Dozat e vaksinës së AstraZenecas, që pritet të marrë Shqipëria, parashikohet të shpërndahen brenda muajit shkurt.