Pandemia me COVID-19 ka ndaluar “Industrinë e dasmave”. Nga masat restriktive pësojnë nga restorant e deri te tregtari më I vogël. Humbjet thuhet se janë marramendëse. Ne nuk jemi dakord që nga fatkeqësia të përfitojmë – u shpreh Qëndrim Zendeli nga Këshilli I Dasmave në Tetovë por ai shton që me anulimin e tyre penalizohet një sector I madh biznesesh të cilat janë zinxhir.

Të goditur janë edhe këngëtarët e grupet muzikore, të cilët duhet të bëjnë një calendar tjetër të dasmave. Vendimet kanë qenë shumë selektive, u shpreh Këngëtari Bajramali Idrizi.

Të pyetur se a duhet ose jo të mbahen dasmat këtë vit, nga agjencitë dekoruese topin e hudhin tek organet kompetente.

Nga ana tjetër qytetarët e anketuar nga Klan M një zëri shprehen kundër realizimit të dasmave.

-Me rregull duhet të ketë, por me ligjet me koronën nuk e di çfarë, nuk e di.

-Nuk duhet të ketë dasma sepse ashtu është situata me virusin, unë mendoj kështu por nuk e di.

-Duhet të ketë dasma por për shkak të kornës është më vështirë.

-Nuk duhet të ketë, për shkak të virusit të gjitha ata që janë caktuar janë anuluar, të mbijetojmë kjo është e rëndësishme.

Kohë më parë Ftesa dashmash, ku me ironi bëhej martesa e Virusit me Koronën, u bënë publike në Tetovë me qëllim që të ngritet vetëdija nga rreziqet e ahengjeve të mëdha familjare për shkak të situatës shëndetësore në vend. Organizatorët e aksionit thonë se cifte nga Tetova pa respektuar protokollet kanë filluar të organizojnë dasma massive në oborret e tyre ndërsa me këtë aksion duan të paralajmërojnë për cmimin e sjelljes së papërgjegjshme.