Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësi më i madh në botë, ndërkaq me përhapjen e Covid 19 është avancuar akoma më shumë, thotë kardiologu Valon Asani. Duhan pirja, alkooli, presioni i lartë i gjakur, ndotja e ajrit, e shumë të tjrera, janë shkaqet që cojnë në sëmundje kardiovaskulare.

Vetë fakti se sëmundjet kardiovaskulare janë numër një në botë me incidencë tregon për moskujdesin që kemi ndaj mënyrës së të jetuarit, u shpreh kardiologu intervent Valon Asani, në emisionin Happy Day, duke shtuar se vetë qytetarët duhet të kujdesen për shëndetin e tyre, ndërkaq edhe institucionet duhet të punojnë më shumë në drejtim të edukimit rreth këtyre sëmundjeve.

VALON ASANI – KARDIOLOG INTERVENT 5:20

“Është mirë që të punojmë në edukimin e popullatës tonë për prevenim të sëmujes, si mënyra e jetesës, alkooli, duhani, stresi, punët gjenetike që nuk mund ti ndryshojm ndërkq ballafaqohemi, sepse ka një grup familjesh që janë gjenetikisht të predispozicionuara për sëmundje kardiovaskulare, me ato duhet të punojmë për të bërë kontrolle më të shpeshta”.

Nga Ministria e ShënDetësisë në ditën botërore të zemrës bëjnë të ditur se në në vitin 2019 janë shënuar 17,9 milionë raste të vdekjes në botë si rezultat i sëmundjeve kardiovaskulare, përkatësisht 32% e të gjitha rasteve të vdekjes në nivel global. Prej tyre, 85% si rezultat i goditjes në zemër ose në tru. Nga atje kanë inkurajuar qytetarët të vazhdojnë me kujdesin rutinë të zemrës për të qenë sa më të shëndetshëm.