Ministri teknik i MBP-së, Naqe Çulev për ‘Fokus’ thotë se automjetet që i kërkoi dje janë përdorur në mënyrë të papërgjegjshme dhe se telegrami është dërguar në pajtim të procedurave.

“Veprimi sipas ligjeve, procedurave dhe ligjeve pozitive është mënyrë se si vepron udhëheqësia e MPB-së”, tha Çulev i cili shtuar se nga dhjetëra automjete që janë kërkuar, vetëm një është kthyer ndërsa automjetet tjera po përdoren jashtë rregullave dhe procedurave të MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëvendësministrja Slavjanka Petrovska vërtetoi se ka pasur telegram të tillë dhe se Çulev kërkon që të kthehet një automjet që ka përdorur ajo, si dhe disa automjete që i ka përdorur Spasovski.

Është telegrami i dytë të cilën e dërgon ministri Çulev. Më herët, ai përmes një telegrami dha urdhër të mos dorëzohen vendimet për punësime të nënshkruara nga Oliver Spasovski.