Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, sot në konferencë për shtyp deklaroi se në lidhje me ngjarjet e mbrëmshme në Hasanbeg, ndaj tre personave do të dorëzohet kallëzim penal.

Ai dhe se po identifikohen edhe personat tjerë që morën pjesë në protestë, si dhe ndaj tyre do të dorëzohet kallëzim konkret.

““Për të tre personat e arrestuar tashmë është parashtruar padi penale deri tek Prokutotia Themelore Publike. Me qëllim të zbardhjes së plot të rastit, MPB gjatë ditës së sotme ka zhvilluar aktivitete nga ku janë siguruar video incizime për të cilin po kryhet analizë e detajuar me qëllim gjetjen dhe identifikimin e personave që kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe kanë kryer vepra penale dhe nuk kanë kanë respektuar ligjet dhe vendimet e qeverisë për të cilat do të parashtrohet padi konkrete” tha Çulev.

Ndryshe, mbrëmë policia arrestoi tre persona nga Hasanbegu për shkak të shkeljes së orës policore, ndërsa më vonë banorët e këtij fshati protestuan duke kërkuar lirimin e bashkëfshatarëve të tyre.