Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulevi krahas përforcimit të policisë, do të kërkojë ndihmë edhe nga ushtria për të ndaluar hyrjen e emigrantëve në vendin tonë përmes malit Bellasica.

“Unë e kam për qëllim të bisedoj me Ministrinë e Mbrojtjes, gjegjësisht me Armatën, me qëllim të rritjes së numrit të pjesëtarëve të Armatës në këtë pjesë të zonës kufitare”, tha ministri Çulevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të ndërmerret pas kalimeve të përditshme ilegale në kufirin jugor nga ana e emigrantëve.

Në pyetjen nga MEDIAL nëse dikush do të marrë përgjegjësi që për një muajt jo të plotë në Strumicë kanë ndodhur tre aksidente të rënda të trafikut, ku humbi jetën një qytetar i pafajshëm dhe një numër i madh i emigrantëve janë lënduar; Çulevi tha:

“Pjesa e kontrollit të policisë në kufi është në ingerenca të Qendrës Rajonale Lindje, por edhe të Qendrës Rajonale Jug. Kështu është vendosur kufiri në këtë zonë. Nëse atje nuk ndalohen, atëherë ata vijnë në territorin e SPB-Strumicë. Do të thotë, ne i ndërmarrim të gjitha masat dhe aktivitetet për parandalimin e tyre dhe në bazë ditore pikërisht në malin Bllasica vazhdimisht kthehen grupe të mëdha të emigrantëve në territorin grek. Megjithatë, kur do të kthehen në territorin grek, megjithatë, pothuajse, të njëjtit emigrantë sërish hyjnë nëpër rrugë të tjera ilegale dhe pastaj një pjesë e tyre, ata që cilët arrijnë priten në rrëzë të malit Bellasica nga liderë të strukturave kriminale, të cilët më vonë me makina i transferojnë në kufirin verior. patëm dy-tre aksidente rrugore në të cilat kishte transferuar emigrantë. Do të thotë, bëhet fjalë për aksidente të cilat janë zbardhur, por një pjesë e transportuesve nuk janë kapur. Sektorët për punë të brendshme – Strumicë dhe Shtip po ndërmarrin aktivitete operative në këtë drejtim për identifikimin dhe gjetjen dhe mendoj se tashmë ka njohuri të përparuara operative për identifikimin e tyre dhe është normal se do të ngrihet përgjegjësi penale për ta” u përgjigj në pyetjen ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulevi gjatë vizitës së sotme në SPB-Strumicë.