Në një intervistë me zv.kryeministrin Bujar Osmani, në emisionin “Programi 200″në Alsat, duke folur për integrmet, Osmani tha se Evropa shkeli mbi veten e vet me vendimn që mori, sepse data na ishte caktuar që në vitin 2018, dhe se ishte aq e sigurt sa kishte dhe politikanë të BE-së që kishin planifikuar vizita në Shkup një ditë pas marrjes së datës.

Kishim datë në 2018, por në 2019 Bashkimi Europian shkeli mbi vendimin e vet të 2018 me veton e Francës. Na kanë shkruar 2 ditë më parë duke na thënë mos keni merak se është punë e kryer, të gjithë kanë qenë të bindur. Ka pasur njerëz të cilët kanë pasur vizitë të vinë këtu një ditë pas marrjes së datës. Por, kanë filluar të lëvizin gjerat por kësaj here dua të jem më i kujdesshëm dhe nuk dua të jap një datë- tha Osmani.