Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, njëherit edhe kandidat në Komunën e Tetovës, Bardhyl Dauti, përmes ‘Fol’ ka falënderuar të gjithë ata që me votën e tyre votuan Partinë Demokratike Shqiptare, që sipas tij, janë diku rreth mbi 22 mijë votues në nivel republikan, e që me votën e tyre e mbajnë gjallë këtë ide dhe këtë përcaktim.

”Në këto zgjedhje ne si parti kemi qenë të vetmuar për dallim nga partitë tjera shqiptare që kanë pasur koalicione me partitë tjera maqedonase.

Ndoshta koalicioni i partisë në pushtet nuk është i çuditshëm pasi që koalicioni BDI-LSDM ishte publik, transparent dhe i paralajmëruar, ndërsa koalicioni i msheftë i BESË-s dhe Aleancës me OBRM-PDUKM-në në komuna të caktuara ishte përcaktuese për rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Por këto koalicione opinion ka mundësi ti shohë, edhe atë:

– Mjafton të shikojmë rezultatet e zgjedhjeve në Strugë, Dibër, Gostivar, Bogovinë, dhe Negotin-Vrapçisht ku duket qartazi bashkëpunimi i ngushtë mes Aleancës dhe OBRM-së.

– Po ashtu nëse i shohim rezultatet në komunat: Brvenicë, Tetovë, Tearcë, Saraj, dhe Çair, duket qartë koalicioni BESA – OBRM”, ka shtuar më tej Dauti.

Përndryshe Dauti nuk siguroi vota të mjaftueshme që të paktën të shkojë në balotazh në rrethin e dytë më 29 tetor 2017. Rezultati për ata ishte solid. Balotazhi në Komunën e Tetovës zhvillohet ndërmjet Bilall Kasamit nga Lëvizja Besa dhe Teuta Arifi nga radhët e BDI-së. /Fol/