Diaspora e bashkuar maqedonase (DBM) apelon tek partitë politike në Maqedoni nën mbikëqyrjen e presidentit të angazhohen për zgjidhje urgjente të krizës politike. Ata bëjnë thirrje që përmes dialogut dhe marrëveshjes partitë e Maqedonisë të formojnë Qeveri stabile, Kuvend funksional dhe sistem gjyqësor të pavarur.
“Institucionet të vendosen në mbrojtje të sovranitetit nga çdo tentim për përzierje në punët e brendshme. Politikanët përmes respektimit të Kushtetutës të largohen nga çdo lloj koalicioni, i cili mund t’i dëmtojë interesat shtetërore dhe interesat kombëtare”, thuhet në reagimin e DBM-së.
Ndërsa për platformën e partive shqiptare ata thonë se kjo është përgatitur nga kryeministri shqiptarë dhe kjo paraqet përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë.