https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/767179303675777/

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi, në emisionin Rruga drejt ka debatuar  për zhvillimet e fundit politike si dhe rezultatin e zgjedhjeve Presidenciale. Mehmedi u shpreh që garës Presidenciale opozita i hyri për dy arsye, duke filluar nga mundësia që të parandalojnë rrjedhjen e votave drejt partive maqedonase, dhe çështja e dytë që ti ofrojmë shqiptarëve një kandidat shqiptar me përgaditje profesionale, ashtu siç i duhet Bashkimit Evropian dhe NATO-së.

Zgjedhjet sipas Mehmedit mund të konsiderohen të suksesshme, dhe rezultati ishte i kënaqur. Ai tha se votat për Rekën janë nga shumë njerëz dëshmuan se ai ishte një njeri i duhur. Gjithashtu Remzi Mehmedi ka replikuar Izet Mexhitin duke i thënë që është e pa mundur që një kandidat të zgjidhet që në raundin e parë, pasi që duhen 50%+1 që të shpallet fituese. Daljen e të pakët të popullatës Mehmedi e ka quajtur si një problem që duhet ti takojë pozitës.

Tendencën për shpifjet që Blerim Reka është kandidat që ka dalë për të përkrahur Silanjovkës, Mehmedi e quajti të pavërtetë duke e kritikuar BDI-në që ato e mundësuan që Ivanovi të jetë President, dhe i thanë ‘tung Stevos’. Si fakt nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët përdori zgjedhjet lokale në Dibër, ku votat e VMRO-së dhe të LSDM-së i shkuan në konto të BDI-së./fol.mk