Shkretëtira e Saharasë u godit nga një stuhi e ashpër dimërore të dielën.

Dhe për herë të tretë në 40 vjet, qyteti i Ain Sefra në Algjeri ka parë dëborë e cila mbuloi dunat e rërës së kuqe të shkretëtirës.

Dëbora filloi të binte në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe shpejt zuri vend në rërë, përcjell albeu.com

Fotograf Karim Bouchetata tha: “Ne u habitëm vërtet kur u zgjova në mëngjes dhe pashë dëborë. Dëborë qëndroi pothuajse gjithë ditën ndërsa shkriu rreth orës 17:00.

Në vitin 2016, edhe qyteti i njohur si “Porta e Shkretëtirës”pa dëborë për herë të parë.

Para kësaj, dëbora u pa për herë të fundit në Ain Sefra më 18 shkurt 1979, kur stuhia e dëborës zgjati vetëm gjysmë ore.

Një zëdhënës i Zyrës së Metit tha këtë mëngjes: “Ajri i ftohtë goditi në jug të Afrikës së Veriut gjatë fundjavës si rezultat i presionit të lartë mbi Europën.