Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë nga çadra e protestës së opozitës. Ai tha se në protestën e të shtunës qytetarët ishin gati “ta fshinin nga faqja e dheut kazinonë e Ramës”.

“Ishin gjysmë milioni shqiptarë që erdhën në këtë mison dje, janë në mison të madh pra ju lutem të gjithë atyre të cilët analizojnë këtë protestë të mos harrojnë se shpërtheu, 4 muaj para zgjedhjeve cka s’ka ndodhur kurrë që nga viti 91 deri sot, edhe tani, me kultin e krimit nuk ka zgjedhje, është një protestë e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe e një fuqie të papërmbajtur dhe të pandalshme. Nëse rama s’pranon kushtin e PD, PD do e imponojë që ta pranojë me një këmbë”, tha Berisha.

“A e di ti që nga ata 500 mijë që ishin dje në Tiranë, të paktën 100 mijë ishin gati ta fshinin nga faqja e dheut kazinoë e Edi Ramës por iu nënshtruan vullnetit të qytetarëve, e panë frymën e qytetarëve dhe nuk lëvizi një gjethe në Tiranë, por u bë protesta më e fuqishme paqësore, ndaj Edi Ramës i them mos provoko, kaq”.