Deklarata e Deputetit të BDI-së, Artan Grubi se VMRO duhet të vendos tabelë në dy gjuhë para selisë së tyre, s’është gjë tjetër, veç një skenar i përgatitur mirë në mes vetë BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Ideja e këtij skenari është inskenimi i një situatë jo tolerance ndërmjet dy entiteteve më të mëdhaja në Maqedoni dhe provokimi nacinalizmit të rrejshëm dhe urrejtjes, me qëllim të përfitimit të pikëve politike, tanimë kur gjithnjë e më shumë përflitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale.

Pikërisht, deputeti Grubi është edhe lidhja kryesore mes VMRO-së dhe BDI-së. Shqiptarët kanë mbamendjen e freskët, kur Grubi ishte edhe insistuesi më i madh për të vazhduar koalicionimi i vjetër më VMRO-n.

Poashtu edhe me rastin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend shifej ,,përqafimi vëllazëror” i Grubit me djalin e Mijallkovit dhe me eksponent tjerë të VMRO-së.

Është e pritshme që deklarata e Grubit, dhënë sot në konferencë shtypi në Kuvend, ku kërkoj tabelë dygjuhësore para selisë së VMRO-së, të provokoj reagim nga VMRO, por i gjithë ky skenar është tani më “një film i parë” për shqiptarët dhe këto fora të Artan Grubit, nuk pijnë ujë të shqiptarët.

Luajtja e skenarit të nacionalizmit të rrejshëm tashmë është e konsumuar nga VMRO dhe BDI, pasi këtë lojë ata e kanë luajtur shpesh derisa ishin bashkë në Qeveri.

Poashtu edhe vonesa e nënshkrimit të ligjit të gjuhëve dhe dërgimi për botim në gazetën zyrtare pas një viti, është po në këto frekuenca dhe skenar i njëjt për përfitime të pikëve politike tashmë kur në horizont duken zgjedhjet e reja të parakohëshme.

Ditëve në vazhdim, sigurisht se do të ketë tentime të reja, deklarata provokuese për të ngritur tensione “fiktive mes VMRO-së dhe BDI-së.