Kryministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas votimit të Qeverisë i uroi qytetarët e Maqedonisë dhe se shprehu edhe njëherë përkushtimin e tij për jetë më cilësore dhe zgjedhjen e çështjes së emrit e cila do të sjell edhe miq të shumtë ndërkombëtar.

“Të gjithë qytetarëve të Maqedonisë ua uroj Qeverinë e re e cila ka për detyrë të kthejë të mirën në Maqedoni. Unë jam i bindur se të gjithë bashkë do të punojmë për të mirën. Qeveria e re ka nevojë për reforma dhe mbështetje. Bëhet fjalë për reforma rrënjësore për të mirën e Maqedonisë. Unë paralajmërova se do të punoj për të mirën e qytetarëve bashkë me shumicën. Vijnë reforma gjyqësore, e parlamentit, e shërbimit sekret e mediave të cilat do të jenë për një jetë më të mirë”, premtoi Zaev.

“Shpresoj se do të jem fleksibil për opozitën e ardhshme sepse ajo është për çfarë ka nevojë Maqedonia. Ka mjaftueshëm reforma për të cilat duhet rregulla për tu sjell të njëjtat”, tha Zaev.

Ndërsa, nga ana tjetër kanë ardhur shumë simpatizantë të LSDM të cilët festojnë dhe të cilëve iu bashkangjitën edhe deputetët e LSDM-së.

1