Pres që referendumi të jetë njëjtë sikurse dita e sotme, plotë besim, shpresë dhe dashuri, plotë besim se mund të jemi shtet më i mirë, shpresë se atë po e bëjmë me veprimin tonë të sotëm me shumë, shumë dashuri ndaj Maqedonisë tonë”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska pas votimit në referendum në Shkollën e Mesme “Gjeorgji Dimitrov” në Shkup.

Ajo tha se pret një proces ku shumica e qytetarëve fuqishëm do të tregojë se tani është koha që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian dhe se me atë përkrahje të fuqishme me të vërtetë mund të bëjmë mrekulli.