(Ndërkombtarët me propozim konkret për ti dhënë fund krizës)

Nga burime diplomatike në Shkup, fol.mk mëson se është në përgatitje e sipër një dokument i cili do ti jep fund krizës politike në Maqedoni.

Kriza politike në të cilën po kalon Maqedonia prej një kohe të gjatë ditëve të fundit mori përmasa dramatike. Edhe përpjekjet për zgjidhje e saj deri më tani kanë qenë të kota. Kur të gjithë menduan se kjo krizë do të filloj të zgjidhet me përfundimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, ajo jo që nuk u zgjidh, por u përshkallëzua edhe më tepër.

 

Nga njëra anë edhe vendimi e presidentit Ivanov për ti mos i dhënë mandatin Zoran Zaevit të LSDM-së  i cili edhe kishte siguruar 67  firmat  e nevojshme nga  gjithësejt 120 , e rëndoi edhe më shumë këtë krizë.

 

Nga ana tjetër  hezitimi i VMRO-së për të pranuar realitietin e ri, ku si pretekst kryesorë ka një deklaratë të përbashkët të partive politike shqiptare gjoja se është një dokument i përgatitur në fqinjësi dhe që ka  për qëllim rrënimin e karakterit unitar të shtetit s’është gjë tjetër vetëm alibi  për të mos dorëzuar pushtetin për shkak të  frikës  që kanë  nga funksionimi i Prokurorisë Speciale dhe, lëndëve që kjo  Prokurori  ka ngritur ndaj eksponentëve kryesor të VMRO-DPMNE-së, përfshirë e kryetarin e saj ish Kryeministrin  Nikolla Gruevski.

Kjo krizë e arriti kulmin me ngjarjet e 27 prillit,  ku protestuesit e iniciativës për Maqedoni të përbashkët të sponsorizuar nga pushteti  në ikje  bashkë me ndihmën e elementëve kriminogjen, huliganëve dhe pjesë të shërbime të sigurimit dhunuan parlamentin dhe për pasojë  e pësuan edhe deputet e zgjedhur të shumicës së re.

Dhuna eskaloi në momentin kur shumica e re duke ndjekur dhe  respektuar me përpikmëri rregulloren dhe ligjet , me gjithë obstruksionet e VMRO- e demonstroi fuqinë me votë  dhe me 61 vota zgjodhi Talat Xhaferin Kryetar të ri të Kuvendit të Maqedonisë.

Edhe pas këtyre ngjarjeve tragjike, qëndrimi i Presidentit Ivanov nuk ka ndryshuar , megjithëse pas vizitës  dhe porosisë së qartë që Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan z. BRAJAN HOJT JI  i përcolli I anovit ai vazhdon të këmbëngul se shumica e re duhet të distancohet nga e ashtuquajtura Platformë e Tiranës që ka vendosur si kusht për ti ndarë mandatin z. Zaev.

Të ndodhur në këtë situatë pa rrugëdalje  dhe me qëllim të qetësimit  të situatës fol.mk nga burime   diplomatike  në Shkup mëson se diplomatët perendimor  punojnë intenzivisht në hartimin e një deklarate të re politike të partive që përbëjnë shumicën e re parlamentare, e cila do tu jepet për nënshkrim me anë të së cilës do të zotohen se do të ruajne karakterin unitarë të shtetit dhe se me anë të kësaj  deklarata do të hiqet edhe pengesa e fundit e vendosur  nga Ivanov në mënyrë që  të mund ti ndajë mandatin Zoran Zaevit të LSDM-së, për të formuar qeverinë e re  dhe kjo de-fakto do të ishte dhe fundi i krizës politike dhe fillimi i nje procesi reformues me qëllim të kthimit të shtetit në binarët e rrugës integruese të Maqedonisë drejt EU dhe NATO.

Mbetët të shohim ditëve në vijim se në çfar drejtimi do të zhvillohen ngjarjet edhe përskaj shumë paralajmërimeve se edhe më tutje janë të mundshme trazira dhe incidente.

© fol.mk