Dega e BDI-së, në Studeniçan i është bashkuar zyrtarisht grupit të pakënaqësive në BDI.

Përmes një letre të nënshkruar nga anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, anëtarë të këshillit komunal, forumit rinor dhe ish ushtar të UÇK-së, Ahmetit i kërkohet që të mos digjet siç thonë ata mundi dhe sakrifica për partinë në emër të një individi.

“Në vigjilje të ngjarjeve të nesërme respektivisht mbledhjes së KP të BDI-së, BDI dega Studeniçan në emër të aktivistëve dhe votuesve besnik ju bën thirrje që mos të digjet mundi, sakrifica dhe BDI për një individ si Artan Grubi”, thuhet në letrën e tyre publike./ Alsat.mk