Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka ftuar edhe njëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Ambasadori amerikan përmes një video-postimi në Twitter ai ka thënë se kjo është mundësi e madhe që të vendoset për të ardhmen e Kosovës në Evropë.

Sipas tij, me votimin për demarkacionin, Kosova transformohet për dekadën e dytë.

New week, same message- This Assembly vote is about ‘s future in Europe & your ability to travel. I hope you will join me in working for its success.

“Ka ardhur koha. Ratifikimi i marrëveshjes me 80 vota është esencial për të siguruar lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Politikanët kanë bërë kompromise të vështira për të arritur në këtë pikë. Kjo është mundësia më e mirë që kam parë për ta përfunduar këtë. Shpresoj t’i drejtoheni deputetëve se sa e rëndësishme është të kaloni këtë marrëveshje menjëherë. Le të jem i qartë, kjo është thjeshtë vota për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe mundësisë tuaj të udhëtoni. Shpresoj të më bashkoheni dhe të punojmë për sukses. Në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, kjo është mundësi e madhe që të transformoni vendin për dekadën e dytë”, ka thënë Delawie në një video të postuar në Twitter.

Ambasadori amerikan vazhdimisht ka qenë aktiv në përpjekjet e tij për të reflektuar që deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që do t’i hapte rrugë Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe liberalizimit të vizave. /Telegrafi/