Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie ka thënë se zhbërja e Gjykatës Speciale do ta largonte Kosovën nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Delawie ka thënë se nëse një veprim i tillë ndodhë, atëherë, Kosova do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, BE-së dhe SHBA-së.

“Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. #Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!|, ka shkruar Delawie, në Twitter.

Mbrëmë, 43 deputetë kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por Kryesia e Kuvendit ka dështuar ta procedojë më tutje në mungesë të kuorumit, pasi kundër kësaj nisme kanë dalë LDK e Vetëvendosje.