E nderuara redaksi e Shqip media dhe ju portale që citoni artikullin e saj !

https://www.facebook.com/Shqipmedia/

Dimë që ditëve të fundit, por edhe kohë më parë, portalet, si formë e informimit të shkruar;
Sado që rroli i tyre në një shoqëri shumë të civilizuar është të informojnë opnionin e gjerë rreth ngjarjeve të cilat e shoqërojnë skenën e politikës apo të sferave të tjera në një vendi, tek ne ata kanë një rrol krejtësisht të kundërt.
Shpesh herë, ata janë servis i një grupi të caktuar të interesit që përfaqësojnë dhe rëndom informatat e tyre nuk janë të bazuara në një qasje investigative, por ata peshojnë aq sa është edhe pak në vlerë rroli i tyre informativ.
Edhepse nuk e pash të arsyeshme të merem me portalin tuaj, gjithsesi, ju falemenderoj që merreni me raste individësh të cilët që nga momenti kur i jemi qasur këtyre aktiviteteve, jemi deklaruar që do të jemi refomatorët e një procesi politik ndaj të cilit qëndrojmë besnik edhe sot.
Gjithsesi, ju përkujtoj që kësaj rradhe, do ja dilni kësisoj, vetëm me kritikë dhe demant të asaj që shkruani ndaj meje, kurse rradhëve të tjera do të ballafaqoheni me përgjigje institucionale.
Sa për informatën tuaj, në mbledhjen e kryesisë së djeshme që u mbajt në zyrat e selisë në Tetovë isha aty prezent.
Rradhën tjetër informaconet merrni pak më të sakta!!!

Me respekte,

Besa Kadriu
Anëtare e kryesisë qendrore të LR PDSH-së.