Kërkesat e shqiptarëve kanë qenë të shumta që Maqedonia të shndërrohet në shtet binacional ku edhe shqiptarët do të ndjeheshin të barabartë me maqedonasit. Por deri më tani nuk janë përfillë kërkesat e tyre, sidomos inkorporimi i gjuhës shqipe në kushtetutën e shtetit. Këtë kërkesë kishte edhe kryetari i parë i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi. Por a është tani momenti ideal që kërkesat e shqiptarëve të jetësohen me çeljen e kushtetutës.

Analisti politik, Alajdin Demiri për Zhurnal ka theksuar se ky është moment i rëndësishëm sepse çelet kushtetuta dhe tani është momenti idel sepse shqiptarët gjatë veprimit të tyre politik ndër vite këtë e kanë pas kërkesë permanente.

Por sipas Demirit edhe kësaj here kjo nuk do të realizohet sepse për së pari herë në histori një parti shqiptare është kundër një gjëje të tillë, gjegjësisht kundër shtetit binacional.

“Momenti është i rëndësishëm për arsye se çelet kushtetuta. Vështirë gjenden 80 deputet ose 2/3 e votave dhe ishte momenti. Vështirë është konceptualisht sepse çdoherë ke diçka kundër, opozita konceptualisht është kundër. Çfarëdo që të vijë si propozim opozita do ta kundërshton. Momenti është ideal për arsye se është një tendencë historike permanente e veprimit politik të shqiptarëve pa marrë parasysh cilat parti kanë qenë. Mirëpo problemi është se për herë të parë një parti politike shqiptare siç është BDI-ja që është kundër kësaj”, ka deklaruar analisti politik, Alajdin Demiri.