Analisti politik Alajdin Demiri në emisionin e sontëm në Click Plus në TV21, theksoi se Lëvizja BESA është ajo që po pengon platformën shqiptare dhe mos me pjesëmarrjen e sotme në takim dëshmoi se ajo po realizon agjendë të huaj.

“Në takimin e liderëve dhe partive politike, sot nuk mori pjesë Lëvizja BESA që u zhvillua në mes BDI dhe Aleancës për shqiptarët. Nuk e di se agjendën e kujt po e realizojnë, por sigurt agjendën e shqiptarëve nuk e realizojnë”, theksoi Demiri.