Treni i udhëtarëve nr.660 që qarkullon në relacionin Shkup-Kërçovë, dje në orën 18:10 ka hasur dhe ka goditur në gurët e vendosur në pjesën e hekurudhës mes stacioneve hekurudhore Zherovjan dhe Gostivar, me ç’rast nga goditja është shkaktuar dëmtimi i motorit dhe amortizuesit, për ç’shkak treni menjëherë ka ndaluar pas goditjes.

Siç informon MPB, nuk ka udhëtarë të lënduar, ndërsa komunikacioni hekurudhor në atë pjesë të hekurudhës ishte ndërprerë.

Në orën 23:00 komunikacioni është normalizuar. /Fol/