Spitali i Përgjithshëm në Prilep mbrëmë paraqiti rastin deri tek MPB-ja, për dëmtimin fizik të tabelës për energji elektrike të spitalit modular, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sigurimi i spitalit ka vërejtur se tabela nga ana e jashtme e spitalit është e hapur me shufër dhe kanë njoftuar elektricistin e spitalit, dhe menjëherë është lajmëruar edhe policia. Energjia elektrike në spitalin modular është në funksion, mbase tabela e jashtme nuk përcjell energji elektrike”, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë dhe shtuan se në spitalin modular janë të hospitalizuar 17 pacientë.

“Vandalizmi ka bërë që të rrezikohet jeta e pacientëve. Ministria e Shëndetësisë apelon deri tek organet kompetente që sa ma shpjet të zbardh rastin”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.