Zona është e mbrojtur dhe është nën vrojtim. Kështu shkruante në letrën e ngjitur mbi pllakatin e Komunës së Shutkës në deponinë ilegale të krijuar në lagjen Vizbeg të Shkupit, për të cilën Tv21 vazhdimisht ka raportuar.

“Pavarsisht, raportimeve dhe kronikave të Tv21, për deponinë ilegale të krijuar në Vizbeg të Shkupit institucionet lokale dhe qëndrore vazhdojnë të rrinë duarkryq dhe nuk po ofrojnë zgjidhje për këtë problem”, Mevludin Imeri, gazetar.

Për këtë problematikë, kërkuam  përgjigje nga Komuna e Shuto Orizares. inspektori komunal për Ambient jetësor dhe planifikim hapsinor, Faik Sali tregoi se në komunë janë të punësuar tre inspektorë për ambientin dhe tha se po jepet maksimumi por puna është shumë e vështirë për arsye se ka shumë deponi.

“Nuk kam parë aq deponi të ketë në vendet dhe qytetet tjera. Edhe në qytete ka por jo kështu si te ne. Pastrojmë shumë, dy kamionë janë gjithnjë në terren, pastrohet. Dy herë kemi pasur aksion në Vizbeg. I kishim të shkurtra, javore, mujore dhe pastrojmë gjithçka por besoni edhe për bajram kemi kryer disa aksione që të jemi mirë me higjienën dhe besoni aq kemi punuar dhe mendoj se më nuk ka si Shutka, nuk ka më vend më të pastër se ajo”, u shpreh Inspektori Komunal për Higjienë, Komuna e Shutkës, Faik Sali.

Ai tha se në deponinë e krijuar janë vendosur kamera për të kapur ata që hedhin mbeturinat dhe të dënohen.

Ndryshe, Tv21, për deponinë ilegale në Vizbeg ka raportuar edhe herave të kaluara. Për dallim nga sot, herave tjera, Komuna e Shuto Orizares ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me këtë problematikë.