Garanci dhe mundësi për t’u punësuar në institucionet shtetërore pas skadimit të mandatit të deputetit, është një nga kërkesat e iniciativës së disa deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë, mes tyre të 8 deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE, të bëra sot në parlament.

Ata në emër të nëngrupit për reforma të grupit interparlamentar, , kërkojnë ndryshim të Ligjit për deputetë

Sipas kërkesë së tyre, privilegje do të kenë edhe ata deputetët që aktivisht kërkojnë punë në Agjencinë për punësim.

“Ka propozim edhe për ligjin e deputetëve. Nga deputetët është propozimi, derisa nuk harmonizohet me Qeverinë, nuk mund të ju tregoj se çfarë përmban”, tha kryetari i nëngrupit për reforma të grupit interparlamentar, Rexhail Ismaili.

Plani i deputetëve është që kjo iniciativë të kalojë së bashku me 35 ligjet e tjera reformuese nga Plani 18 i Qeverisë.

Kryetari i nëngrupit për reforma të grupit interparlamentar, Rexhail Ismaili ka njoftuar se në rendin e punës së këtij nëngrupi janë 36 ligje, në të cilat përfshihet edhe ligji për shërbime audio dhe audiovizuele.