Deputetët e VMRO-DPMNE-së e kanë bllokuar udhëheqësin e seancës konstituive, Trajko Veljanovski, pasi që ai në orën 18:00 e mbylli diskutimin dhe caktoi vazhdim nesër në ora 11:00.

Por, shumica parlamentare, nuk e lëshon sallën dhe kërkoi nga Veljanoski që ta vendos në votim kryetarin propozimin për kryetar të ri të Kuvendit. Atëherë, deputetët e VMRO-DPMNE-së janë ngritur dhe e kanë rrethuar Veljanoskin. Për atë kohë deputetët e LSDM-së i kanë bërtitur “Trajko duhesh të shkosh në shtëpi”.

Një pjesë e deputetëve e kanë ftuar deputetin më të vjetër, Branko Manjallovski që të ulet në vendin e Veljanoskit.

Deputetët e shumicës parlamentare dhe të pakicës ende janë në sallë. Atje është Zaev, por jo edhe Gruevski dhe Ali Ahmeti.