Në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë është miratuar Ligji për amnesti, por ky ligj nuk përfshin që të amnestohen edhe deputetët e paraburgosur të VMRO-DPMNE-së, transmeton Zhurnal.

Sepse masa me të cilën ngarkohen deputetët e VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht të paraburgosurit për ngjargjet e përgjakshme të 27 Prillit, nuk i përfshin që të amnestohen me këtë propozim ligj.

Me propozim ligjin e ri gjegjësishtë nuk parashihet amnesti për persona që janë të dënuar me burg të përjetshëm si dhe për personat që kanë kryer vepër penale sipas nenit 123 të Kodit Penal si dhe ato kundër procesit zgjedhor.