Ljupço Dimovski i Partisë Socialiste të Maqedonisë, një nga gjashtë deputetët e dyshuar për “të enjten e përgjakshme” në një deklaratë për Deutsche Welle, mohoi se ai është i pakapshëm për policinë. Siç thotë ai, ende nuk ka marrë ftesë nga gjykata, përcjell Fol.

”Unë nuk kam marrë ftesë nga gjykata. Unë nuk ikë nga askush, as nuk fshihem nga askush, sepse nuk kam nevojë për të. Unë nuk kam asgjë tjetër veçse vetë të paraqitem për të dhënë deklaratën time”, tha Dimovski.

Ai thotë se është vazhdimisht në adresën e deklaruar në dokumentet e tij personale. /Fol/