Deputeti i Partisë Demokratike ka ironizuar me takimet që i zhvilluan kryesia e Lëvizjës Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike dhe e Alternativës, pasi u bë marrëveshja PAN-AKR, e cila së shpejti pritët të votohet në Kuvend.

Beqa ka shkruar se ka ardhur koha që të merren vendime të mëdha në interes të vendit.

“Thellësisht i shqetësuar për mundësinë e harmonizimit të planit qeverisës të LA-së dhe VV-së. Avdullah Hoti, Dardan Sejdiu dhe Ilir Deda vazhdojnë negociatat intensive”, ka shkruar më tej Beqa në Facebook.

Ai këtë shkrim e ka shpqëruar me një fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi, liderit të PDK’së, Kadri Veseli, dhe liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj.