Në prag të referendumit që duhet të mbahet më 30 shtator, Maqedonia prap po ballafaqohet me të njejtin problem sikurse në gjitha ciklet e kaluara zgjedhore, transmeton Zhurnal. Votues fantom dhe persona të vdekur prap ishin në Listën zgjedhore ndërsa lista e papastruar mund të ketë ndikim negativ në referendumin e ardhshëm, thotë Xhabir Deralla nga “Civil” për javoren Fokus.

“Numri i fantomëve dhe të vdekurve në listën zgjedhore nuk dihet, me shumë mundësi edhe nuk mund të dihet duke pasur parasysh gjendjen e keqe të këtij dokumenti. Kur do të dihet ai numër, do të jemi në gjysmë të rrugës dhe ta pastrojmë Listën zgjedhore. Përndryshe shumë nga problemet e Listës zgjedhore CIVIL me vite i ka alarmuar”, ka theksuar Deralla.

Deralla thotë se sipas ekspertëve relevant, Maqedonia nuk ka më shumë se 1.6 milion banorë, ndërsa numri i votuesve rezulton të jetë 1.8 milion.

“Lista zgjedhore, kështu e papastruar, natyrisht se mund të ketë ndikim negativ ndaj kualitetit të proceseve zgjedhore, por edhe në këtë rast ndaj referendumit të ardhshëm. Shihni vetëm numrin e votuesve – mbi 1.8 milion. Vlersimet e ekspertëve relevant thonë se në Maqedoni nuk ka më shumë se 1.6 milion banorë, përfshirë këtu edhe foshnjet të sapolindur”, thotë mes tjerash Xhabir Deralla.