Deri sot në orën 12:00 nuk janë parashtruar padi nga partitë kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për ankesat për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën, konfirmuan për AIM nga Gjykata Administrative, përcjell Fol.

Afati për partitë për të parashtruar padi deri te Gjykata Administrative është 24 orë dhe skadon sonte duke e pasur parasysh se KSHZ-ja mbrëmë ua dorëzoi vendimet partive politike për ankesat e të cilave ka vendosur.

Për paditë sipas vendimeve për ankesa për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale nga partitë duhet të vendoset në afat prej 48 orëve pas parashtrimit. Për këtë do të vendosin pesë këshilla gjyqësorë të përbërë prej nga pesë gjykatës nga Gjykata Administrative të përzgjedhur me short.

Përndryshe KSHZ-ja, i refuzoi të gjitha ankesat e parashtruara për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale më 15 tetor. Më së shumti ankesa ka parashtruar OBRM-PDUKM, ndërsa Aleanca e Selës, TMRO-ja dhe E Majta nga një. /Fol/