Një dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale ka qenë i rrezikuar dhe nën presion të ish-shefit të njësitit policor Alfa, Ivica Ançevski – Puki, njoftoi Telma.

Sipas procesverbalit të siguruar nga televizioni, dëshmitari D.T,polic në këtë njësi në disa raste ka qenë i kontaktuar nga Puki, me qëllim që ti bëhet presion gjatë dhënies së dëshmisë së tij në gjykatë, në rastin e ndalimit të ish-ministrit të brendshëm, Lube Boshkovski.

Siç mësohet në rastin e tillë bëhet fjalë për ushtrim të presionit dhe ndikim në dhënien e dëshmisë për rastin e njohur “Tortura” që ka të bëjë me Boshkovskin. Në mesin e të akuzuarve nga specialja janë pesë ish-pjesëtarë të njësitit Alfa, mes tyre edhe një polic shqiptar.

Ata ngarkohen me akuzën se gjatë arrestimit të Boshkovskit kanë ushtruar dhunë dhe maltretim. (INA)